Covid – 19 në RMV, Ministria e Shëndetësisë publikoi statistikat për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 241 raste të reja me virusin korona, 3 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 51 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 9.026, të shëruarve në 4.727, të vdekurve në 414, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.885 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë të moshës 59, 61 dhe 62 vjeçare. Në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë katër pacientë, dy të moshës 67 vjeçare dhe dy të moshës 76 vjeçare. Ndërsa në SK Tetovë ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçare.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1700  teste për virusin korona, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 84.915 testime.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 4212, aktive 1868
  • Tetovë 938, aktive 325
  • Kumanovë 904, aktive 236
  • Shtip 569, aktive 272
  • Prilep 311, aktive 62
  • Strugë 351, aktive 170
  • Gostivar 286, aktive 190
  • Ohër 231, aktive 116
  • Veles 206, aktive 31
  • Dibër 173, aktive 111
  • Resnjë 140 aktive 59
  • Sveti Nikole 184, aktive 169
  • Kërçovë 96, aktive 80
  • Koçan 88, aktive 20
  • Manastir 88, aktive 43
  • Probishtip 42, aktive 26
  • Kavadar 28, aktive 17
  • Strumicë 28, aktive 19
  • Negotinë 22, aktive 2
  • Kriva Pallankë 22, aktive 11
  • Krushevë 13, aktive 8
  • Gjevgjeli 19, aktive 9
  • Radovish 18, aktive 14
  • Demir Hisar 14, aktive 12
  • Makedonski Brod 9, aktive 5
  • Kratovë 10, aktive 6
  • Pehçevë 6, aktive 1
  • Vallandovë 6, aktive 0
  • Berovë 4, aktive 1
  • Vinicë 5, aktive 2
  • Dellçevë 1, aktive 0

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button