Hoti: Nuk shkova në Bruksel nga dëshira për të dalë në fotografi me Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, ka kërkuar që të hapen të gjitha arkivat shtetërorë serbe në lidhje me të zhdukurit, por edhe borxhet e obligimet ekonomike, raporton KosovaPress.

Hoti tha se nuk do të lejon që të ulen në tavolinë e dialogut dhe të shtyhen për çështjet që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes me Serbinë, por do ta mbajë diskutimin në nivel të parimeve që janë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Ai në T7, ka thënë se Kosova nuk ka asnjë arkiv që e mban të mbyllur

“Kam kërkuar të hapen të gjitha arkivat në Serbi, të ketë drejtësi dhe të ketë kujdes me familjet e të zhdukurve. Çështja e dytë që është diskutuar janë të gjitha çështjet financiare, të borxhit në mes dy vendeve por dalim pastaj edhe te bashkëpunimi i tanishëm ekonomik.

Te obligimet janë për shembull shtesat e fëmijëve që nuk janë paguar, kursimet bankare, asetet bankare që janë marrë. Te bashkëpunimi ekonomik, ne kemi propozuar që të ndiqen 4 parimet bazë, lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizja e lirë e mallrave etj., pastaj infrastruktura siç është hekurudha e autostrada dhe mbi të gjitha heqja e barrierave ekonomike në mes dy vendeve.

Këto janë çështje që do të bëhen pjesë e marrëveshjes finale, ku do të përfshihet edhe dëmet materiale që janë bërë gjatë vitit 1998-99”, tha ai duke shtuar se ky është pozicioni shtetëror i Kosovës. Nuk kam shkuar nga dëshira për me dal në fotografi me Vuçiçin, e as për fjalët që i gjuan poshtë e lartë ai, por është obligim shtetëror”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button