RMV, 53 punëtorë pozitiv në skriningun e kompanisë së tekstilit

Në konfeksionin “Moda” të Shën Nikollës numri i përgjithshëm i punëtorëve të infektuar është 53 zbuloi skriningu, të cilin e bëri kompania, transmeton MIA.

Rezultatet e fundit të testimit kanë ardhur sot, të cilat treguan se tek 45 rezultatet paraprake shtohen edhe tetë punonjës pozitivë me Kovid-19.

Drejtori i “Moda Ad” – Shën Nikollë, Angell Dimitrov thotë se në skriningun në të cilin kompania investoi vetë janë përfshirë gjithsej 620 punëtorë, ndërsa paraprakisht 200 kanë qenë në izolim ose kanë qëndruar në shtëpi për shkak të masave qeveritare për kujdesin për fëmijët deri në moshën 10-vjeçare, sëmundje kronike apo gra shtazëna.

Kryetari i Komunës së Shën Nikollës, Sasho Vellkovski thotë se pas marrjes së rezultateve të fundit në fabrikën më të madhe në Shën Nikollë pret që javën e ardhshme të zvogëlohen numrat e të infektuarve, pasi sa janë aktivë, aq numë i qytetarëve janë në izolim. Sipas gjendjes shëndetësore të të infektuarve 80 për qind prej tyre janë asimptomatikë, ndërsa rastet më të rënda të të hospitalizuarve janë në qendra rajonale me Kovid në Shtip dhe Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button