Një 21 vjeçar nga Gjermania dhuroi qeliza amë për 68 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut

Mjekët në Klinikën për hematologji, për herë të parë kanë ekzekutuar transplantim të qelizave hematopetike amë nga dhurues jofamiljar në pacient 68 vjeçar me diagnozë të leukemisë akute mieloblaste. Dhuruesi është një 21 vjeç nga Gjermania, ka njoftuar Ministria për Shëndetësi, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Nga Klinika thonë që pacienti Ivan, nga Koçani është pacienti më i moshuar me leukemi akute i cili është shëruar me qasje të këtillë terapeutike bashkëkohore në këtë klinikë.

“Para intervenimit është aplikuar kondicionim amieloablativ me hemoterapi, është adaptuar mosha e pacientit dhe komorbiditetet e tij. I dëshirojmë epilog të suksesshëm nga mjekimi dhe i falënderojmë dhuruesin human jofamiljar nga Gjermania, i cili në moshë 21 vjeçe ka vendosur në mënyrë altruiste të dhurojë qeliza amë dhe të shpëtojë një jetë. Njëkohësisht, ekipi nga Klinika universitare për hematologji dhe regjistri i Maqedonisë për dhurues vullnetar me përkrahje të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë edhe në këto kohëra të vështira të pandemisë kanë mundësuar zhvillim të pandërprerë të këtyre intervenimeve me material qelizor, që transportohet nga regjistrat e dhuruesve të huaj”, thotë drejtoresha e Klinikës, d-r Irina Panovska-Stavridis.

D-r Panovska-Stavridis shtoi që është duke u zhvilluar fushata “Bëhu palcë, bëhu hero”, dhe u bën apel “qytetarëve ta tregojnë humanizmin dhe solidaritetin e tyre duke u anëtarësuar në regjistër, me çka do të bëhen dhurues potencial për palcë të eshtrave“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button