(Video) Spektakël në ndeshjen Catania vs Inter

Spektakël i vërtetë në ndeshjen Catania-Inter e cila përfundoi në shifrat 2-3. Vendasin kalojnë në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Bergesios dhe dyfishojnë rezultatin në të 19 me anë të Markeses pjesa e parë mbyllet 2-0.

Në pjesën e dytë Interi merr freret e lojës në dorë me protagonist Palacion i futur në pjesën e dytë. Argjentinasi dha një assist dhe shënoi dy gola. Një kthesë spektakolare nga ana e Interit askush nuk e kishte menduar fitoren e zikaltërve në përfundim të pjesës së parë.

Minuta ka pasur edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare Edgar Çanin i cili u aktivizua në mintën e 84-të.

Lajme të ngjashme

Back to top button