RMV, Pasi goditi pikëpagesën rrugore, ka ikur nga vendngjarja shoferi i kamionit me 43 migrantë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut sot raportoi se dje në orët e hershme të mëngjesit, një kamion ka goditur pikëpagesën rrugore në autostradën Kumanovë-Shkup, transmeton Portalb.mk.

Kamioni “Iveko” kishte goditur kabinën e pikëpagesës, dhe prej atij moment shoferi i kamionit kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia raporton se akoma nuk kanë arritur të identifikojnë shoferin.

Kamioni që ngeli në pikëpagesën rrugore, ishte i mbushur me gjithsej 43 migrantë. Nga Bangladeshi ishin 13 migrantë, nga Pakistani  11, nga Siria 10,  5 nga Afganistani dhe 4 nga Turqia.

Policia raportoi se në lidhje me rastin është informuar edhe Prokuroria publike, ndërsa migrantët janë vendour në Qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button