PDK-ja e konsideroi të nxituar takimin Hoti – Vuçiq

Të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e ka konsideruar Partia Demokratike e Kosovës, takimin e së enjtes në dialog midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Takimi Hoti-Vuçiq u mbajt me lehtësimin e BE-së. Të pranishëm ishin përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak.

“PDK nuk është kundër dialogut, por kundër qasjes dhe mënyrës se si e ka filluar dialogun. Ky takim ka treguar se Qeveria nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësisht. Ka hyrë në këtë dialog pa platformë, pa strategji, pa konsenzus, pa koordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa ekspertë”, ka thënë Enver Hoxhaj, anëtar i kryesisë së PDK-së, në një konferencë shtypi, të shtunën.

Ai e ka quajtur këtë takim “goditje” të përpjekjeve të partive politike në Kosovë për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët të Serbisë në dialog.

“Në pikëpamjen tonë, takimi në Bruksel s’do të duhej të mbahej fare. Nëse qeveria do të kishte pak ide për dialogun, është dashur të kërkojë që takimi të shtyhet deri sa të krijohen rrethanat”, ka thënë Qeveria është dashur të

Sipas Hoxhajt, Hoti “është mashtruar” nga Serbia, në përcaktimin e temave.

“Për herë të parë u rikthye në dialog tema e të zhvendosurve serbë, e mbyllur 15 vjet më parë. Kosova i ka përmbushur obligimet e veta rreth të zhvendosurve serbë”, ka thënë ai.

Hoxhaj në konferencë po ashtu e ka quajtur takimin “dëshmi të kompleksit të rëndë të inferioritetit të Hotit karshi Vuçiqit”.

“Kryeministri Hoti duhet ta kuptojë se nuk e njeh dialogun si proces dhe as temat e tij, as mënyrën e përgatitjes së një takimi dhe as negociimin”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button