Çudit Zidane për planet e sezonit tjetër

Me titullin e La Ligas tashmë të hipotekuar, Real Madridi udhëton për ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Leganes pa presionin e rezultatit, por me mendjen te ndeshja e kthimit e fazës së 1/8-ave të Champions ndaj Manchester City-t. Zidane, pavarësisht ecurisë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, shihet nga drejtues në qendër të projektit, por kur pyetet për blerjet që duhet të bëjë klubi, ngre dyshime për të ardhmen e tij, transmeton SS.

“Në pyetjet tuaja flisni për gjithçka, por jo për ndeshjen me Leganes apo për atë të Championsit. Nuk mund të flasim për për të ardhmen pa u mbyllur ky sezon.”

Pas kësaj deklarate të francezit, vjen pyetja e drejtpërdrejtë: a do ta drejtojë Realin edhe sezonin e ardhshëm?

“Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kam kontratë, më pëlqen të jem këtu, por kurrë nuk e i dihet se çfarë ndodh në futboll. Këtu situatat ndryshojnë nga ditë në ditë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Ka fituar një trofe në çdo 19 ndeshje, por 48-vjeçarit Zidane nuk i pëlqejnë etiketime të tepruara, sikurse është “I veçanti i Madridit”.

“Unë nuk e ndjej këtë, jam me fat që jam këtu, në këtë klub. Mendoj për atë që ndodh çdo ditë sepse kjo do të përfundojë në një moment.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button