Taravari: Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur

Arben Taravari, sekretari dhe udhëheqësi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, ka paralajmëruar se nuk do të ketë bisedime derisa nuk do të pastrohen rastet me parregullsitë zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

“Asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm! Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur, ka për qëllim hutimin e popullit që i është ndryshuar Vullneti! Ka për qëllim justifikimin e veprimeve antiligjore që ndodhën tri ditët e votimit!”, theksoi Taravari.

Ai i bindur shprehet se nuk do të heshtet para krimit electoral.

“Në vend të bashkimit le të kërkojnë disa avokatë të mirë kësaj here se do të kenë nevojë”, këshilloi Taravari, duke e krahasuar këtë situatë sikur “hajduti që të ka vjedh shtëpinë tash të të ftojë për drake”.

Ai sqaroi se qëndrimi i ASH-së është që mos të futet në asnjë negociatë pa zyrtarizimin e rezultateve.

“Nuk e di, ndoshta edhe kanë kërkuar bisedime, por nuk kemi çka të bisedojmë dhe a ja vlen të ulemi pran një tavoline me ata, derisa nuk zbardhen parregullsitë nga kjo vjedhje elektorale”, deklaroi Taravari për 360 shkallë.

Dy ditë më parë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ndërsa paralajmëroi se do të zhvillojë bisedë edhe me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën dhe kryetarin e RDK-së, Vesel Memedin.

Ndryshe, dje deri në ora 21:00, kur edhe mbaroi afati, shtatë partitë politike kanë dorëzuar në KSHZ gjithsej 82 ankesa për parregullsitë në procesin e votimit. Koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë dorëzuar 74 ankesa, një “Zëri për Maqedoninë”, dy VMRO-DPMNE, dy partia Demokratët, një Partia punëtore MORO, Unioni Socialdemokrat dhe Integra.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë mundësi sot deri në ora 19:30 të dorëzojnë ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për parregullsi në procesin e përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button