Thaçi: PDSH nuk e organizoi protestën e djeshme

Pas akuzave të djeshme të Bashkimit Demokratik për Integrim se partia e Menduh Thaçit, PDSH ka instrumentalizuar protestat, ky i fundit doli me qëndrim Ali Ahmeti është fajtor për dhunën.

“Është një skenar i parapërgatitur dhe i ditur dhe ky skenar ka një emër, një përgjegjës dhe një fajtor, ky emër është Ali Ahmeti i cili në vitin 2001 erdhi dhe hyri në politikë duke ushtruar dhunë mbi shqiptarët. Filmat e ndryshëm të Artan Grubit te Kalaja dhe dje që përfunduan në Çair dhe ripërsëritjen e filmit se Talat mos u tut se Çairi ka barut. Krejt kjo ka një të keqe se Ali Ahmeti, përmes elementeve të dhunës  u mundëson maqedonasve të ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve dhe  mundohet me e rujt rejtingun e vet. Nuk është mirë kjo që shqiptarët t`i bëjnë mish për të”, tha Thaçi para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore sot në Tetovë në të cilën është analizuar situata e djeshme e tensionuar në Shkup.

Kjo parti doli me disa konkluza dhe atë se nuk do të bojkotojë punën e Parlamentit si dhe ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar  të mos hezitojë të reagojë në situata serioze me qëllim që gjërat e këtilla mos të përsëriten.

“Kërkojmë urgjentisht që të lirohen shqiptarët e arrestuar ditëve të fundit dhe njëherit të tërhiqen forcat policore nga lagjet shqiptare të Shkupit. Kërkojmë që urgjentisht të merren masa ndaj të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj shqiptarëve” shkruhet në komunikatën e PDSH.

Njëkohësisht, VMRO akuzon LSDM-në për incidentet
“Për ne është më se e qartë se incidentet, jorastësisht filluan të paraqiten në të njëjtën ditë kur lideri i LSDM-së, Cërvenkovski, erdhi në situatë të heq dorë nga kërcënimet dhe kushtëzimet dhe të kapitullojë përballë kërkesave të veta. Është tejet e qartë se incidentet e njëjta filluan vetëm disa orë pasi që u kuptua se askush në Maqedoni, aq më pak bashkësia ndërkombëtare, nuk i kupton kërcënimet dhe politikat e LSDM-së”, ka deklaruar sot anëtari i kryesisë së VMRO DPMNE-së, Nikolla Todorov.

LSDM përgjigjet: Mos harroni incidentin me Kalanë

“A i harroi dikush tensionet ndëretnike, protestat që ndodhën pas Karnavaleve të Vevçanit vitin e kaluar, kur u shkatërruan autobusë dhe kisha? Nga cilat radhë ishin kryetarët e komunave të Vevçanit dhe Strugës? A nuk i kujtohet opinionit rrahja nëpër autobusë dhe llogaritë e huliganëve me bazë etnike që ndodhën në urën e lagjes Nerez? Kush i ngriti tensionet ndëretnike në Kuvend për ligjin e branitellave? Dhe shumë e logjikshme, opinioni akoma pret përgjigjen se në bazë të cilave kritere të kryeministrit, Fatmir Besimi ishe më pak i pranueshëm se Talat Xhaferi për ministër mbrojtjeje”, tha deputeti i LSDM-së Igor Ivanovski. /PortAlb 

Lajme të ngjashme

Back to top button