Derkovski: Në 11-të cikle zgjedhore është nënshkruar kontratë 4.5 milionë denarë në katër sy për ueb faqen

Oliver Derkovski, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut duke sqaruar situatën me ueb faqe e KSHZ-së, që ka qenë e bllokuar që prej ditës së zgjedhjeve, ka theksuar se kontrata në katër sy janë nënshkruar në 11 cikle zgjedhor në lidhje me ueb faqen, transmeton Potalb.mk.

“Tash parashtrohet një çështje, si dhe përse 11 cikle zgjedhor është nënshkruar kontratë në katër sy për 4,500,000 denarë?”, theksoi Derkovski.

Ai sqaroi që kompania iVote ka nënshkruar kontratë në  11 cikle zgjedhore pa furnizim publik, duke shtuar se kjo kompani në këto zgjedhje fillimisht ka ofruar kontratë rreth 4.8 milionë denarë, ndërsa më vonë 1.19 milionë denarë, ndërkohë kompania Duna ka ofruar rreth kontratë në vlerë rreth 890 mijë denarë.

Ai sqaroi se në procedurën e re për furnizim, njëra kompani ka ofruar 900 mijë denarë, ndërsa tjetra 3.8 milionë denare.

“Pas kësaj mbaroi procesi, sollëm vendim për zgjedhje dhe filluam punën për nënshkrimin e kontratës.  Interesant se përsëri pati ankesa dhe ankesa u refuzua nga Komisioni shtetëror për ankesa gjatë furnizimeve publike, ku u konfirmua vendimi I komisionit tonë”, deklaroi Derkovski.

Ndryshe, Byroja për prokurime publike (BPP) ka dhënë përgjigje negative ndaj kërkesës së KSHZ-së për të blerë softuer për ueb faqen me negociata pa shpallur konkurs, mirëpo pavarësisht kësaj, KSHZ e ka zbatuar prokurimin në atë mënyrë.

Procedura për prokurim të softuerit për ueb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në të cilin në kohë reale duhej të publikoheshin rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka përfunduar më 8 korrik 2020, kur është refuzuar ankesa e “AjVote”, firma e cila pa probleme e mirëmbante sajtin e KSHZ-së nga viti 2006, përkatësisht nga formimi i KSHZ-së si trup i përhershëm.

Kompania “AjVote” menjëherë pas rënies së faqes së KSHZ-së në profilin në Fejsbuk ka publikuar që sistemi i tyre “AjVoteDemokra” (iVoteDemokra) i cili është përdorur 15 vite ka kontribuar për avancim të procesit, i cili paraprakisht ka zgjatur me ditë e muaj, me saktësi, me kohë, shpallje të menjëhershme transparente dhe kredibile publike të të dhënave për rezultatet dhe daljen.

“iVoteDemokra ka dosje të përkryer të projekteve të realizuara lidhur me zgjedhjet me mbi 142 milionë votues të përpunuar nëpër tërë botën me referenca, përveç KSHZ-së, në SHBA, Mbretërinë e Madhe, Ekuador, Kirgistan, Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë”, thonë nga kompani“AjVote”.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 16 korrik zhvilloi seancë dhe konferencë ku publikoi rezultat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Me të gjithë votat “Për”, anëtarët e komisionit e votuan raportin e seancës. Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button