Leeds United rikthehet pas 16 vitesh në elitën e futbollit anglez

Pas 16 vitesh mungesa, Leeds United rikthehet në Premier League. Në fakt, ngjitja në elitën e futbollit anglez u zyrtarizua pa qenë nevoja që skuadra e drejtuar nga argjentinasi Marcelo Bielsa të zbriste në fushë, transmeton SS.

Skuadra e vendin të dytë në Championship, West Bromwich Albion, u mposht 2-1 në fushën e Huddersfieldit në ndeshjen hapëse të javës së parafundit, me Leedsin që siguron një nga dy vendet e para edhe nëse do t’i humbasë dy takimet e fundit.

Kujtojmë që Leeds është një emër i rëndësishëm i futbollit anglez, pas ka mundur të shpallet kampion i elitës në tri raste 1969, 1974 e 1992, si dhe ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1975, ku humbi përballë Bayernit të emrave të mëdhenj si Maier, Beckenbauer dhe Mueller.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button