fbpx

Policia maqedonase ndalon xhirimin e gazetarëve të Klan Kosova

Gazetari Kushtrim Sadiku dhe kameramani Arben Restelica nga Televizioni Klan Kosova janë ndaluar dje nga policia maqedonase në afërsi të Bit Pazarit dhe janë mbajtur rreth 30 minuta.

Më pas ata i kanë lënë të lirë po me paralajmërim se nuk guxojnë të bëjnë xhirime të situatës në Shkup me protestat e shqiptarëve.

Si që njofton Indeksonline, ngjarja ka ndodhur reth orës 1 e 15 minuta.

“Maqedonia është një shtet fashist e policor, ku media shkelet në mënyrën më të poshtër e të drejtat e njeriut nuk respektohen fare. Sot në qendër të Shkupit, policia e uniformuar dhe officerët civile të kunderzbulimit, duke mos u legjitimuar fare më ndaluan të filmoj dhe të kryej detyren time profesionale, pa asnjë justifikim. Madje më thanë se këtu ka ligje e në shtetin qe vij une nuk po respektoka ligji, me fjalet me denigruese e kërcënuese”, ka thënë Sadiku për Indeksonline.

Më liruan pas gjysme ore, falë intervenimeve të kolegeve nga e përditshmja Lajm Maqedoni, por policët nuk harruan të më urdhërojnë për të mos xhiruar më”,ka shtuar Sadiku.

Sipas tij kjo dëshmon më së miri kontrollin që pushteti-fashist e bën ndaj medias, dhe çfarë të drejta qytetare ka një gazetar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button