Prej orës 12:00 do të jetë e bllokuar një pjesë e segmentit të rrugës Kërçovë-Ohër

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë  së Veriut raportoi se segmenti Presekë-Pesoçan, si pjesë e rrugës Kërçovë-Ohër, do të jetë e bllokuar prej orës 12:00 deri në ora 15:00, transmeton Portalb.mk.

“SHA Ilinden-Strugë do të kryej minimin e rrugës Kërçovë-Ohër, segmenti Presekë-Pesoçan në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 15:00 më 18 korrik, për çka edhe trafiku do të jetë i bllokuar në të dy anët”, njoftojnë nga LAMM.

LAMM njoftoi gjithashtu se trafiku në gjithë rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesë, por duke rekomanduar kujdes të shtuar në rrugës Katlanov-Veles, Mavrovë-Dibër-Strug, Vinicë-Berovë dhe Koçani-Delçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button