Reprezentuesi i Shqipërisë firmos me kampionin hungarez

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka firmosur të premten me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosi, transmeton Koha.net.

Uzuni deri më tani ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit dhe ishte prej lojtarëve më të dalluar në këtë klub kroat. Uzuni do të luajë për Lokomotivën deri në fund të edicionit e më pas do të bashkohet me skuadrën hungareze.

Transferimi është i vlefshëm 1,86 milionë euro, ndërsa Uzuni synon suksese me Ferencvarosin.

“Jam këtu për të ndihmuar me gola dhe asistime”, ka thënë 25-vjeçari.

Uzuni për Shqipërinë i ka tetë ndeshje. Para Lokomotivës ai ka luajtur për skuadra në Shqipëri si Tomori, Apolonia e Laçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button