MPB: Tetë të arrestuar, 26 të lënduar, bilanci i protestave të djeshme

Ministria e punëve të brendshme doli sot me raportin e detajuar në lidhje me të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara dje gjatë protestës së shqiptarëve në Shkup.

Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuar dhe ndaluar në polici tetë persona. Janë lënduar 26 persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në vetura dhe autobusë.

“Protesta nuk ishe e paralajmëruar në polici dhe ishte e organizuar përmes rrjeteve lokale. Janë lënduar 13 persona në Bit Pazar dhe në rrugët përreth, katër prej tyre me lëndime të rënda janë dërguar në spital. Janë lënduar dhe 13 policë. Janë dëmtuar dy vetura në pronësi private dhe katë vetura në pronësi të policisë. Është djegur autobusi me numër 61, gjatë intervenimit ka pësuar zjarrfikësi. Deri në ora 22.40 nëpër rrugë të ndryshme janë gjuajtur me gurë dhe dëmtuar dhjetë autobusë” shkruhet në raportin e policisë.

Pasi që policia do ti analizojë xhirimet do të dokumentojë rastin dhe do të ngrejë padi penale ndaj personave të dyshuar për prishjen e rendit publik.

Nga policia njashtu njoftuan se në lidhje me incidentin e pardjeshëm ku u sulmuan fëmijët shqiptar, janë ngritur kallëzime penale kundër 19 personave në moshë nga 14 deri më 44 vjeçare. 15 prej tyre janë nga Shkupi, dy nga Manastiri, një nga Shtipi dhe një nga Prilepi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button