fbpx

Libri i mbesës së Trumpit shitet në 1 milion kopje që në ditën e parë

Libri i shumëpërfolur i mbesës së presidentit amerikan, Donald Trump, është shitur në pothuajse 1 milion kopje që në ditën e parë të botimit dhe është ngjitur në krye të listës së librave më të shitur në “Amazon”, transmeton Koha.net.

Libri i Mary Trump, që shtjellon përjetimet përbrenda familjes Trump, u botua të martën dhe u shit në 950 mijë kopje, pasi gjykata e lejoi publikimin e tij, pavarësisht kundërshtimeve të presidentit.

Në këtë vëllim, autorja përshkruan babanë e Trumpit, Fred, si një burrë sociopatik që shtypte ndjenjën e mirësisë dhe empatinë e të gjithëve përreth tij, përfshirë edhe vetë presidentin aktual.

Libri ka bërë bujë të madhe qysh para botimit, teksa presidenti është munduar që ta ndalte me çdo kusht publikimin e tij.

Duke folur për mediat amerikane, pas heqjes së ndalesës për deklarime publike, psikologia Mary Trump ka përshkruar presidentin si person me tendenca “të qarta raciste”. Ajo në një intervistë për “Washington Post” madje ka vlerësuar Trumpin si të padenjë për të qenë president dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close