RMV, Përfundoi afati për dorëzim të ankesave, deri në ora 21 në KSHZ janë dorëzuar 82

Gjithsej 82 ankesa janë dorëzuar deri në ora 21 sonte, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), shkruan MIA, transmeton Portalb.mk

Numri më i madh i ankesave, 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga Zëri për Maqedoninë, ndërsa dy nga VMRO-DPMNE. KSHZ nuk saktëson se për çka u dedikohen ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por ato nga VMRO-DPMNE thotë se janë për përmbledhje të rezultateve.

Paraprakisht, gjatë ditës, deri te KSHZ kanë mbërritur pesë ankesa dhe një kërkesë për kontroll në fletëvotimet e pavlefshme nga votimi.

Deri në ora 21 sonte mund të dorëzoheshin ankesa për procedurën e votimit, ndërsa për përmbledhjen dh konfirmimin e rezultateteve, ankesa mund të dorëzohen deri nesër, deri në ora 19:30.

Afatet për ankesa filluan të rrjedhin mbrëmë, kur u publikuan rezultatet përfundimtare jozyrtare.

Pas përfundimit të afateve ër dorëzim të ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button