Izet Zeqiri: Gjorçev më provokoi duke më fyer mua dhe shqiptarët, u evitua përleshja fizike

Sigurimi i Parlamentit ka evituar një rrahje fizike mes deputeteti të Rilindjes Demokratike Kombëtare Izet Zeqiri dhe atij të VMRO DPMNE-së, Vllatko Gjorçev.

Ngjarja ka ndodhur dje në korridorin e Parlamentit të Maqedonisë  para fillimi të seancës plenare kur Zeqiri ka shikuar lajmet për përleshjet e protestuesve me policinë në Shkup.

Zeqiri rëfen për Portalb se deputeti Gjorçev ka nisur të ulërij ndaj tij duke thënë se ja çfarë bëjnë dhe sa negativisht sillen gjithnjë shqiptarët.

“Unë isha i mllefosur nga ajo çfarë dëgjova, dhe erdhi deri te një zënkë verbale me fyerje dhe shajre e cila, mos të ishte sigurimi me gjasë do të kishte qenë dhe fizike. Gjorçev ishte gabim dhe mendoj se edhe sigurimi e pa frustrimin e tij që dëshironte ta nxjerrë duke më goditur mua. Por, ai ka shpëtuar pa mos ia thyer hundët” tregon për Portalb Zeqiri rastin e incidentit në Parlament.

“Kjo nuk është hera e parë që ky deputet zihet me mua, ai në mënyrë permanente më provokon, ai në gjendje të dehur disa herë ka ulëritur në seancën për buxhet se kush është Izet Zeqiri ta bllokojë buxhetin” thotë Zeqiri.

Deputeti Gjorçev ishte i pakapshëm për prononcim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button