OBSH: Dhjetë përqind e të infektuarve me Kovid-19 në botë janë personel mjekësor

Më shumë se 1.3 milion mjekë në të gjithë botën janë të infektuar me koronavirusin e ri, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton MIA.

“Deri më tani, rreth 10 për qind e të gjitha rasteve të Kovid-19 në botë janë midis punonjësve mjekësorë”, theksoi shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në konferencën e sotme për shtyp në Gjenevë.

Sipas organizatës, në botë ka 13.4 milion infeksione.

“Mjekët dhe infermieret jo vetëm që e rrezikojnë jetën e tyre, por shumë prej tyre gjithashtu po përjetojnë lodhje fizike dhe mendore nga puna jashtëzakonisht stresuese e pandemisë”, tha Tedros.

“Ne të gjithë u kemi borxh shumë punonjësve shëndetësorë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button