Iker Casillas do të kthehet te Real Madridi

Iker Casillas kthehet në Real Madrid. Portieri legjendar do të kthehet në klub për tërë jetën e tij pesë vite më vonë pasi u largua, transmeton Telegrafi.
Ai do të kthehet për të punuar ngushtë me presidentin Florentino Pérez, si këshilltar i këtij të fundit.
Klubi do t’i caktojë përgjegjësitë e portierit legjendar në javët e ardhshme.
Në moshën 39 vjeçare, Casillas u tërhoq sporti aktiv pasi pësoi një infarkt më 1 maj 2019, gjatë një seance stërvitore me Porto në “O’Dragao”.