fbpx

Kompromiset…

Institucione kosovare në Bruksel bisedojnë për rregullimin e brendshëm të vendit të tyre, me një vend fqinj. A mund të paramaendoj dikush, qofshin këto edhe institucionet ndërkombëtare, që për shembull për problemet e shqiptarëve në Maqedoni institucionet e Maqedonisë të bisedojnë me Shqipërinë apo me Kosovën! Serbia ndërkaq, edhe pas përfundimit të këtyre bisedimeve do të lë kontestin e hapur, sepse intenca e saj është që në Kosovë të formojë një entitet të veçante, siç bëri me Republika Sërbska në Bosnjë.

Sot në Brukseldo të vijojnë bisedimet midis autoriteteve të Kosovës dhe të Sërbisë , në të cilat ashtu siç kanë raportuar mediat, do të vazhdohet të bisedohet për krijimin e asociacionit të komunave serbe në very të vendit. Për këtë temë është biseduar edhe në takimin paraprak, midis kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe të atij të Serbisë, Ivica Daçiq, por  siç dihet në takimin e pestë midis dy kryeministrave bashkëbiseduesit nuk kanë arritur marrëveshje për këtë çështje, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Dhe, bisedimet për këtë çështje po zhvillohen edhe përkundër faktit që, disa muaj më parë ,drejtuesit më të lartë të institucioneve kosovare deklaronin me ngulm,  se nuk do të bisedojnë asnjëherë për veriun e Kosovës me Serbinë, madje duke “garantuar”, se bisedimet do të jenë vetëm të karakterit teknik. Që bisedimet nuk janë të karakterit teknik, tanimë e dine të gjithë dhe për më shumë për këtë gjë duhet të jenë bindur edhe drejtuesit e institucioneve kosovare, pra, në Bruksel po bisedohet për rregullimin e brendshëm të Kosovës edhe atë me Serbinë.

Drejtuesit e institucioneve kosovare me siguri nuk janë të lumtur që  bisedojnë me Serbinë, pikërisht për tema,  për të cilat ata kishin mohuar se do të mund të bisedonin ndonjëherë, por ata gjithsesi që janë përgjegjës për  rrjedhën e këtillë të ngjarjeve. Ata po bisedojnë për rregullimin e brendshëm  Kosovës dhe që e keqja të  jetë më e madhe, jo me qytetarët serb, që janë pjesë e Kosovës, por me një shtet tjetër, i cili në mënyrë të kundërligjshme ka instaluar institucionet e tij paralele në kët pjesë të Kosovës. Në këtë drejtim, nuk janë pa përgjegjësi edhe institiucionet ndërkombëtare, të cilat janë sponsorues të këtyre bisedimeve.

Për më tepër këto institucione duhet të bëjnë gjithçka që të mos krijohen precedentë të tillë, si ai në Bosnjë, me krijimin e Republika Serbska, sepse siç është dëshmuar kjo krijesë, jo vetëm që nuk ka arritur të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në këtë vend, por përkundrazi e ka bërë atë tepër problematik, në sensin e ruatjes së integritetit territorial.

Për më tepër në drejtim të evitimit të krijimit të një precedenti të ngjashëm edhe në Kosovë, duhet të ngulmojnë drejtuesit e institucioneve kosovare. Sepse është fare e thjeshtë të kuptohet, që institucione kosovare në Bruksel bisedojnë për rregullimin e brendshëm të vendit të tyre, me një vend fqinj. Ky argument mund të kuptohet edhe më mire, nëse bëhen paralelizma me vendet e tjera të Ballkanit. Kështu, a mund të paramaendoj dikush, qofshin këto edhe institucionet ndërkombëtare, që përshembull për problem  e shqiptarëve në Maqedoni  institucionet e Maqedonisë të bisedojnë me Shqipërinë, apo me Kosovën. Kjo nuk ka ndodhur as, në konfliktin e vitit 2001 kur u rrezikua qenësisht ekzistenca e Maqedonisë dhe nuk besohet të ndodhë edhe në të ardhmen.

Për më tepër është për të ardhur keq që Institucionet e Serbisë kanë arritur që edhe një here të hapin bisedimet për Kosovën, në kushtet kur Kosova është shpallur shtet I pavarur dhe sovran, kur ajo është njohur nga shtetet më të fuqishme dhe me më ndikim të botës dhe kur është pranuar nga rreth 100 vende të botës.Nga ana tjetër është për të arrdhur keq që institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që të evitojnë hapjen e këtyre bisedimeve dhe tani ato duhet të bisedojnë me Serbinë për çështje, për të cilat është dialoguar më shumë se një herë me Serbinë.

Kështu, Kosova ka dialoguar fillimisht me Serbinë në Rambuje dhe ajo që është vendosur në këtë conference me ndërmjetësimin e fuqishëm ndërkombëtar, mund të konsiderohet si një kompromis, i cili për hir të së vërtetës nuk u pranua nga pala serbe, për çkapasuan edhe bombardimet e NATO-s ndaj saj. Pastaj Kosova dhe Serbia patën zhvilluar bisedime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës edhe nën udhëheqjen e presidentit Marti Ahtisari, bisedime këto që përfunduan me compromise të të dyja palëve, të cilat gjithashtu nuk u pranuan nga pala serbe, e cila si gjithmonë edhe gjatë këtyre bisedimeve e la kontestintë hapur. Në emër të lënies hapur të kontestit, Serbia së fundmi arriti që të sjell në tryezën e bisedimeve përsëri Kosovëne edhe atë edhe me bekimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe rezultati I kësaj taktike, po jep  fryt për Serbinë.

Pra, pas Rambujesë, Kosovës iu desht që të bëj compromise me Serbinë që bisedojnë në emër të serbeve të Kosovës edhe në planin  e Ahtisarit dhe tani me siguri, nuk do të mungojnë edhe compromise të tjera, që do të jenë rezultat I këtyre bisedimeve.

Serbia ndërkaq, edhe pas përfundimit të këtyre bisedimeve do të lë kontestin e hapur, sepse intenca e saj është që në Kosovë të formojë një entitet të veçante, siç bëri me Republika Sebska në Bosnjë. Nëse nuk e arrin këtë përfundimisht me këto bisedime, ajo do ta lë të hapur përsëri kontestin dhe do të presë ditë më të mira që ta hapë më vonë atë, kur shqiptarët edhe njëherë dhe pafundësisht do të duhet të bëjnë kompromise të tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button