fbpx

Mal i Zi, 59 raste të reja me Covid-19, dy të vdekur

Në Mal të Zi brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e Covid-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Malit të Zi bën të ditur se nga 372 teste që janë bërë 59 prej tyre kanë dalë pozitivë, transmeton Klan Kosova.

Atje tani janë aktive 1618 raste me koronavirus, deri tani atje të infektuar kanë qenë 2024 persona.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi sot se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 164 raste të reja me virusin korona, 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 74 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 8.786, të shëruarve në 4.676, të vdekurve në 406, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.704 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button