Kovid-19 për këtë vit e largoi nga agjenda çështjen për reforma në sektorin mediatik

Çështja për reforma në sektorin mediatik në tremujorin e parë të vitit 2020 thuajse aspak nuk ka qenë në rendin e ditës së bartësve të politikave dhe të vendimmarrjeve në vend, thuhet në raportin “Monitorim i reformave mediatike dhe punëssë ASHAVM-së dhe RTM-së” e Qendrës për zhvillim të mediave. Kovid-19 e ka shtyrë nga agjenda çështjen për reforma mediatike, ndërsa përjashtim nga kjo ishin vetëm ndryshimet e reja në Kodin zgjedhor dhe kontesti afatgjatë ndërmjet operatorëve kabllorë dhe televizioneve, transmeton Observatori Mediatik.

Qendra për zhvillim të mediave në raport thekson që zgjedhja e trupave të ri udhëheqës të ASHAVM-së dhe RTM-së është ndërprerë, duke e sugjeruar propozimin e tyre që duhet të intervenohet në legjislacion dhe të zgjedhen trupat e ri udhëheqës me shumicë prej 61 deputetësh, mirëpo edhe formim i detyrueshëm i komisionit të jashtëm që do të bëjë selektim para se lista e përmbyllur e kandidatëve të dërgohet në Komisionin e kuvendit dhe në Kuvend për miratim.

Lidhur me ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe rregullat e reja për përfaqësim mediatik, nga Qendra për zhvillim të mediave në raportin monitorues e përsërisin angazhimin e tyre për anulim të reklamimit të paguar politik në mediat audiovizuele, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, atëherë konsiderojnë që duhet të eliminohet mundësia që reklamimi i tillë të financohet me para të obliguesve tatimor.

“Të pranueshme janë limite të sipërme për atë sa partitë guxojnë të shpenzojnë për reklamim të paguar politik. Në anën tjetër, çdo kufizim i çmimeve ose zgjedhjes së ndonjë partie të caktuar politike apo kandidati në zgjedhjet – parlamentare, lokale ose presidenciale – ku do t’i plasojnë buxhetet e parapara për blerje të kohës apo hapësirës për reklamim është i papranueshëm”, thuhet në raportin monitorues për tremujorin e parë të vitit 2020.

Sa i përket kontestit ndërmjet televizioneve nacionale terrestriale kundër operatorëve të rrjeteve publike për komunikime elektronike, nga Qendra për zhvillim të mediave theksojnë që kontesti zgjatë më tepër se një dekadë.

“Ajo që shteti duhet të bëjë është të punojë në themelim të trupit kolektiv për realizimin e të drejtave të ngjashme për veprat audiovizuele, siç e kërkon edhe direktiva e përmendur evropiane, për shkak se kjo gjithsesi është detyrë e jonë si pjesë e procesit të harmonizimit me Bashkimin Evropian dhe e harmonizimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së”, thuhet në raportin e tyre.

Lidhur me ndihmën që Qeveria ua ndan mediave të shtypura, nga Qendra për zhvillim të mediave konsiderojnë që duhet të bëhet analizë nëse subvencionet janë shpenzuar në mënyrë efektive dhe a u kanë ndihmuar në funksionimin e përditshëm. Ata theksojnë që tirazhi i gazetave ditore është në rënie, ndërkaq mbase duhet të mendohet për ndonjë mënyrë tjetër për përkrahje të gazetarisë cilësore që e presim nga mediat tradicionale.

“Puna e reformave mediatike, si dhe puna e RTM-së dhe e ASHAVM-së, në këtë periudhë në masë të madhe kanë qenë nën ndikim të përgatitjes së Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare që ishin të caktuara për 12 prill 2020”, thuhet në konkluzionin e raportit të Qendrës për zhvillim të mediave të publikuar për tremujorin e parë të vitit 2020.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button