RMV, MOST: Pati disa parregullsi të izoluara që nuk ndikuan në cilësinë e zgjedhjeve

Asociacioni qytetar MOST në vlerësimin preliminar theksoi se procesi zgjedhor kaloi në atmosferë fer dhe demokratike, transmeton Portalb.mk. Ata theksojnë se gjatë procesit zgjedhor ka pasur disa raste të izoluara të parregullsive, të cilat nuk ndikojnë në kualitetin e zgjedhjeve.

“Vlerësimi preliminar i Asociacionit qytetar MOST është se zgjedhjet kaluan në atmosferë fer dhe demokratike. Qytetarët sërish morën pjesë në procesin zgjedhor, ku lirshëm mund të shprehin vullnetin e tyre”, deklarojnë nga MOST.

MOST vlerësoi gjithashtu se procesi zgjedhor është realizuar në kushte të sigurta shëndetësore.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve u regjistruan disa raste të izoluara të parregullsive që nuk ndikuan në cilësinë e procesit zgjedhor”, vlerësuan nga MOST.

Në vlerësimin e tyre, theksohet se fushata zgjedhore kaloi në një atmosferë të relaksuar.

Ndryshe, Komisioni Evropian i ka uruar qytetarët e Maqedonisë së  Veriut që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, pavarësisht sfidave nga KOVID-19, thuhet në reagimin fillestar të BE-së.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje zhvilloi seancë dhe konferencë ku publikoi rezultat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Me të gjithë votat “Për”, anëtarët e komisionit e votuan raportin e seancës. Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button