AAG: Institucionet të ndalin dhunën ndaj shqiptarëve

Asociacioni për Afirmimin e Gruas regon duke dënuar dhunën ndaj shqiptarëve ditëve të fundit në Shkup.

“Sulmet mbi të rinj, por edhe manifestimi i mosdurimit mbi baza etnike, çon drejt ndarjeve edhe më të thella të cilat janë shkatërruese për shoqërinë tonë, shoqëri e cila është multietnike dhe lehtësisht e cenueshme. Asociacioni fton të të gjithë faktorët në shoqëri të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë të cilat i bartin dhe të punojnë në pengimin e ngjarjeve të këtilla të dhunshme, me qëllim të edukimit të popullatës së re, e cila do t’i vlerësojë dhe respektojë dallimet” thuhet mes tjerash në kumtesën e Asociacionit për Afirmimin e Gruas Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button