Prokuroria do ta marrë në pyetje Apasievin për publikimin e statuseve me përmbajtje kërcënuese

Lideri i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, do të merret në pyetje nga ana e Prokurorisë Publike, pas statuseve që ka shkruar në rrjetet sociale mbrëmjen e 15 korrikut, e të cilat kanë përmbajtje kërcënuese, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas njoftimit të Sektorit për Krimi Kompjuetrik dhe Forenzikës Digjitale pranë Ministrisë së Brendshme, por edhe pas dy kallëzimeve penale private të parashtruara nga dy gra përmes Komitetit të Helsinkit, ka hapur lëndë për statusin e liderit të së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, të publikuar në rrjetin social Facebook.

Apasiev pas marrjes së dy mandateve për deputetë, mbrëmjen e 15 korrikut, ka publikuar status në rrjetet sociale: “Kot na vardiseni, do ju gjuajmë të gjithëve”. Për këtë MPB e ka njoftuar Prokurorinë.

Dy kallëzimet e tjera penale, janë për shkak të statuseve tjera për dy gra për fyerje dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes, të publikuar njëri në Facebook dhe tjetri në Twitter.

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup pas formimit të lëndës, lëshoi ​​urdhra për dokumentacion elektronik të të gjitha statuseve të diskutueshme nga rrjetet sociale të publikuara nga personi i raportuar te Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikës Digjitale pranë Ministrisë së Brendshme. Në të njëjtën kohë, për t’i vërtetuar faktet, prokurori publik kompetent e thirri personin e raportuar për të dhënë deklaratë në prokurori”, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike.

Siç shkruan SDK, jozyrtarisht, Apasiev nuk do të thirret në bisedë para muajit gusht. Për kallëzimet penale, Prokuroria është e obliguar sipas ligjit që të hap lëndë dhe në procedurën parahetimore të shqyrtoj pretendimet e denoncimeve, por kjo nuk do të thotë se duhet të hap hetim zyrtar për të gjithë dhe të ngrit akuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button