Derkoskit i është sugjeruar që nuk janë plotësuar kushtet për blerje të softuerit për zgjedhjet, ai nuk i ka dëgjuar

Byroja për prokurime publike (BPP) ka dhënë përgjigje negative ndaj kërkesës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për të blerë softuer për ueb faqen me negociata pa shpallur konkurs, mirëpo pavarësisht kësaj, KSHZ e ka zbatuar prokurimin në atë mënyrë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Më 1 qershor 2020 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dërguar kërkesë në Byronë për prokurime publike për zbatim të procedurës për negociata pa shpallur konkurs për Blerje të zgjidhjeve të reja dhe mbindërtim të atyre ekzistuese në KSHZ me arsyetimin: “nëse për shkak të urgjencës së skajshme, të shkaktuar si rezultat i ngjarjeve të cilat organi kontraktues nuk ka pasur mundësi t’i parasheh, afatet për procedurat tjera nuk mund të aplikohen”.

BPP më10 qershor u përgjigj që nuk janë plotësuar kushtet, ndërsa KSHZ aktvendimin e pranon më 16 qershor.

“Lidhur me kërkesën tuaj për zbatim të procedurës për kontratë pa shpallur konkurs për Blerje të zgjidhjeve të reja dhe mbindërtim të atyre ekzistuese në KSHZ, me vlerë të përllogaritur prej 4.500.000,00 denarë, ndërsa duke e marrë parasysh arsyetimin dhe provat në shtojcë, Byroja për prokurime publike është e mendimit se në rastin konkret nuk janë plotësuar kushtet për zbatim të procedurës për negociata pa shpallje të konkursit”, thuhet në përgjigjen e BPP-së për KSHZ-në.

Dy ditë (18.6) pasi e kanë pranuar mendimin negativ nga Byroja për prokurime publike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka sjellë vendim për prokurim publik me zbatim të procedurës për negociata pa shpallje konkursi. Të nesërmen (19.6) kanë qenë të ftuara dy kompani, “Duna” dhe “AjVote”, të cilat në afat prej një dite (20.6) i kanë dorëzuar ofertat. Më22 qershor, KSHZ e zgjedhë ofertën e “Duna-s” në shumë prej 899.999,00 denarë si më e volitshme. Më 29 qershor është nënshkruar kontrata me “Duna”. “AjVote” parashtron ankesë më 22 qershor, e cila është refuzuar më 8 korrik  si e pabazë. Më 9 qershor, marrëveshja është dërguar në Byronë për prokurime publike. Zgjedhjet janë mbajtur më15 korrik.

Në pres-konferencën e djeshme, në të cilën kryetari Oliver Derkoski i lexoi rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve, ai tha që softuerin e kanë blerë për të përshpejtuar procesin dhe menjëherë kërkoi ndjesë për vonesën me rezultatet. Ai pohon që mbrëmjen e ditës së kaluar pas mbylljes së vendvotimeve kanë qenë cak i sulmit kibernetik dhe për shkak të atij sulmi faqja ka rënë, të cilin tashmë tre ditë nuk mund ta aftësojnë. Në pyetje të gazetarit përse sulmin e hakerëve e kanë denoncuar të nesërmen në MPB, Derkoski u përgjigj që kanë pasur tepër punë dhe nuk kanë pasur kohë të merren me atë.

Paraprakisht në shkurt, KSHZ ka shpallur tender për blerje të softuerit, në të cilin si ofertuesi më i volitshëm është zgjedhur “Duna”, mirëpo tenderi është anuluar pas ankesës së “AjVote”.

Ueb faqja e KSHZ-së ende nuk punon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button