RMV, Klinika e Hematologjisë për herë të parë ka kryer transplantim qelizash burimore hematopoietike nga donatori për te pacienti

Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot se, ekipi i ekspertëve të Klinikës Universitare të Hematologjisë, për herë të parë ka kryer transplantim qelizash burimore hematopoietike nga donatori për tek pacienti 68 vjeçar, i diagnostikuar me leukemi akute mieloblastike, transmeton Portalb.mk.

Nga Klinika informuan se Ivan nga Koçani është pacienti më i vjetër me leukemi akute, i cili trajtohet me qasje terapeutike kaq moderne të klinikës. Është aplikuar kondicionimi jo-mieloablativ me kimioterapi para ndërhyrjes, i përshtatur me moshën e pacientit dhe komorbiditetet e tij.

“Ne i urojmë atij rezultat të suksesshëm të trajtimit dhe falënderojmë donatorin human nga Gjermania, i cili në moshën 21 vjeçare, u tregua vetëmohues të dhurojë qeliza burimore dhe të shpëtojë jetën e njeriut. Në të njëjtën kohë, ekipi nga Klinika Universitare e Hematologjisë dhe Regjistri i Maqedonisë së Veriut i donatorëve vullnetarë me mbështetje të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe në këto periudha të rënda të pandemisë mundësuan ndërhyrje të vazhdueshme me materiale celula, e cila transportohet nga regjistrat e donatorëve të huaj”, tha drejtoresha e Klinikës, Irina Panovska-Stavridis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button