OSBE/ODIHR: Radiodifuzerët nacional nuk kishin raportime të hollësishme analitike gjatë fushatës

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR në lidhje me monitorimin e radiodifuzerëve nacional gjatë procesit zgjedhor kanë konstatuar se debatet e shumta dhe emisionet debatuese janë përdorur kryesisht nga pjesëmarrësit si platforma për kritika personale të ndërsjella.

Në raportin preliminiar shtohet se emisionet informative në të gjithë radiodifuzerët nacional, të cilët i ka monitoruar Misioni special për vlerësim të zgjedhjeve (MSVZ) i ODIHR, kanë raportuar sipërfaqësisht për aktivitetet e fushatës, të cilat ishin në hije nga akuzat e ndërsjella, si dhe pasojat nga incizimet e publikuara të liderëve politikë.

“Raportim të hollësishëm analitik ose diskutime mbi politikat në përgjithësi nuk kishte në raportimin për fushatën, me çka u kufizua mundësia e votuesve për t’u informuar për zgjedhjen midis alternativave konkrete politike. Emisionet informative, të emituara në kohën kryesore, u përqendruan në koalicionet e udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe LSDM. Dy radiodifuzerë nacionalë privatë, Sitel dhe Telma, u siguruan partive mbulim njëlloj proporcional politik prej 31 dhe 21 përqind, kryesisht me ton neutral. Në dy javët e para të fushatës, Kanal 5 siguroi mbulim të barabartë për dy pjesëmarrësit kryesorë, por në javën e fundit të fushatës, mbulimi i fushatës së koalicionit të udhëhequr nga LSDM u rrit në krahasim me mbulimin e VMRO- DPMNE. Në të kundërt, TV Alfa e ka kritikuar ashpër qeverinë dhe LSDM-në në pushtet duke devijuar nga raportet kryesisht negative dhe neutrale prej 28 dhe 40 përqind, ndërsa VMRO-DPMNE mori 19 përqind mbulim, kryesisht në një ton neutral dhe pozitiv. “Një trend i ngjashëm është vërejtur në Alsat, që siguroi rreth 32% mbulim kryesisht negativ për BDI”, thuhet në konkluzionet e misionit OSBE/ODIHR.

OSBE/ODIHR konstatojnë se reklamimi i paguar politik është subvencionuar plotësisht nga shteti.

“Kuadri ligjor për shpërndarjen e fondeve për kohën e paguar dhe shpërndarjen e kufirit maksimal për reklamim u ndryshua me një dekret qeveritar të miratuar në 22 qershor, ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Dispozitat favorizojnë koalicionin e udhëhequr nga LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, e cila kishte të drejtë të përdorte vetëm për reklama politike të paguar rreth 800,000 euro, ndërsa dymbëdhjetë pjesëmarrësit e tjerë kishin të drejtë të përdorin vetëm nga 30,000 euro. Pjesëmarrësit nuk mund të përdorin fondet e partisë për reklama me pagesë politike, duke bllokuar mundësinë e blerjes së reklamave shtesë nga dymbëdhjetë listat elektorale, pjesa e kombinuar e të cilave nga subvencione ishte dukshëm më e ulët se ato të dhëna individualisht për tre partitë më të mëdha. “Gjatë fushatës, ASHMAV dy herë i ka përkujtuar radiodifuzerët zyrtarisht për ndalesën e shfaqjes së fëmijëve në materiale promovuese për pjesëmarrësit, pas identifikimit të reklamave që i kishin shkel dispozitat,” thuhet në raport.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kishin vërejtje edhe në fatin se shumica e radiodifuzerëve nuk e kishin përmbushur kërkesën për të plotësuar mbulimin e zgjedhjeve me interpretimin në gjuhën e shenjave, që buron nga amendamentet e Kodit Zgjedhor nga shkurti 2020.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button