Mjeku Haliti: Mjekët po humbin entuziazmin, ky është shkaku i një problemi të madh gjatë fazës së dytë!

Mjeku specialist, Gazmend Haliti për Portalb.mk deklaroi se numri i personelit mjekësor dalëngadalë zvogëlohet sepse forcat dita ditës po shuhen dhe mjekët e RMV-së po humbin entuziazmin e tyre. Sipas tij, ky do jetë një problem i madh gjatë fazës së dytë që parashihet të kaploj në vjeshtë, njofton Portalb.mk

Çfarë përvoje fituat nga përballja me virusin Korona, si një virus i panjohur më herët për ju?

Përvoja me virusin Covid 19 në fillim na gjeti të papërgatitur pastaj na dha një dituri për të gjithë zhvillimin e fazave të virusit prej inkubacionit deri në momentin e shërimit të plotë të pacientëve, njëra ndër kryesoret është se te pacientët me koronavirus nuk shënohet antibiotikë.

Ju si mjekë si e përballoni këtë situatë?

Mjeku specialist, Gazmend Haliti
Mjeku specialist, Gazmend Haliti

E gjithë mjekësia botërore posaçërisht ne në Maqedoni shumë rëndë, por mundohemi që të jemi në shërbim të pacientëve 24 orë me kujdes të madh sepse mund virusin ta bartim edhe në shtëpi.                                 

Si është gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket numrit të të infektuarve?

Sa i përket numrit të infektuarve me virusin Korona në Maqedoni, kryesisht në Tetovë numri çdo ditë është në rritje, çdo ditë numri i testeve është real, çdo pacient që kërkon test testohet normal nëse i përmbushen kushtet dhe gjendja është e rëndë sepse popullata nuk ka kujdes dhe nuk është e kujdesshme. 

Cila mendoni se është zgjidhja për t’a tejkaluar këtë situatë?

Ekzistojnë dy zgjidhje, njëra është distanca, larja e duarve, mbajtja e maskave dhe vetëdijësimi i popullatës dhe e dyta deri sa nuk paraqitet dhënia e vaksinimit do të jetë shumë rëndë.

OBSH parashihte se do të kishte edhe një fazë të dytë më të rëndë në vjeshtë sa i përket virusit, nga ana tjetër numri i të infektuarve në vendin tonë vazhdimisht ka shkuar në rritje. A mendoni se kjo është faza dytë për ne apo ende nuk e kemi kaluar fazën e parë?

 Në vendin tonë apo në Maqedoni jemi ende në fazën e parë sepse faza e dytë do të vijë në vjeshtë kur do të fillojë të rritet niveli i virulencave, koha do të ndryshojë do të jetë fillimi i stinës së dimrit kjo është ende faza e parë, shkalla e dytë e fazës së parë.

A keni materiale dhe njerëz të duhur për sfidën që përballeni?

Sa i takon materialeve çdo ditë bëhen furnizime të reja ndërsa sa i përket njerëzve apo personelit mjekësor dita ditës zvogëlohet sepse edhe ato i kaplon virusi. Normalisht edhe ata janë njerëz edhe pse tërë kohën janë me kujdes por dita ditës shuhen ato forcat apo entuziazmi dhe kjo do jetë shkaku kryesor që do të kemi problem me fazën e dytë në vjeshtë.

Për dallim prej vendeve tjera të rajonit, pse Maqedonia e Veriut ka numra alarmante të të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi Korona?

 Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për momentin numri i të infektuarve është i realt për shkak se bëhen testime të realta çdo pacient që ka shenja testohet, në regjion Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi është zvogëluar numri i të testuarve dhe me këtë maskohet numri i të infektuarve. Pra është numri i realt i të testuarve i cili na jep numrin e realt të popullatës të infektuar.

Çfarë mesazhi keni për njerëzit në lidhje me këtë? 

Mesazhi i çdo të punësuari në shëndetësi është: luten të gjithë njerëzit të mbajnë distancën minimum 2 metër, larje të duarve, përdorim të maskave qoftë në vende të hapura qoftë në vende të mbyllura sepse me mbajtjen e maskave të 2, 3 apo 4 njerëzve që janë në afërsi 5% është mundësia e përhapjes së virusit, me mosmbajtjen e maskës së njërit është 50% mundësia, me mosmbajtjen e maskës të të gjithëve është 95 % mundësia për infektim. Ju drejtohem njerëzve që të mos bëjnë grumbullime familjare, mos shkojnë nëpër varrime, mos shkojnë nëpër dasma apo festime tjera të ndryshme dhe mos grumbullohen të rinjtë në lokale.

Ndryshe, koronaviruset te njerëzit mund të shkaktojnë infeksione të buta, siç janë disa raste të ftohjes së zakonshme por edhe të tjerë siç janë SARS, MERS dhe COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button