Valdes gjyqtarit: Turp të kesh!

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes rrezikon pezullim afatgjatë për fyerjet në drejtim të arbitrit Miguel Angel Perez Lasa pas humbjes së radhës në El Clasico ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Valdes u nervozua me vendimin e gjyqtarit në fund të takimit, i cili nuk dha penallti për një ndërhyrje të Ramos ndaj Adrianos dhe protestoi ashpër duke bërtitur para fytyrës së Perez Lasa.

Për këtë veprim mori karton të verdhë fillimisht, nuk ndali dhe gjyqtari nuk ngurroi të nxirrte të kuqin.

Në raportin e gjyqtarit thuhet se Valdes i tha: Ti nuk ke turp! Me këto fjalë portieri i katalanasve vazhdoi edhe më pas dhe rrezikon deri në 5 ndeshje pezullim, e njëjta masë që u mor ndaj Ramos më parë për fyerje të gjyqtarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button