Shqipëri, 3 viktima dhe 55 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 55 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa 3 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 3.906 ndërsa numri i të vdekurve në 107.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas ministrisë, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitivë me COVID-19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2.214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1.585 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet distancimi fizik.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 34.606 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button