Filloi fushata për zgjedhjet lokale!

Sot filloi zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars.

Sipas ligjit, kohëzgjatja në të cilën partitë do të mundohen të bindin qytetarët për t’ua dhënë atyre besimin është deri më 23 mars, përkatësisht njëzet ditë. Më 23 mars pason heshtja zgjedhore dhe të nesërmen votohet.

Partitë e opozitës maqedonase të cilat deri të premten bojkotonin zgjedhjet, tani kanë afat deri më 8 mars të dorëzojnë listat e tyre zgjedhore me kandidatë për kryetar komunash dhe këshilltarë komunal. Afati u mundësua nga Parlamenti i cili edhe pse nën hijen e trazirave të djeshme në Shkup, miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor.

80 komuna dhe Qyteti i Shkupit do të jenë në garë për zgjedhjet lokale, shqiptarët do të jenë pjesëmarrës në 40 komuna me kandidatë nga tre parti, disa koalicione partiake dhe tre kandidatë të pavarur.

Fushata elektorale e partive shqiptare do të bazohet në akuza dhe kundërakuza mes partive politike dhe nuk pritet ndonjë risi e veçantë vlersojnë analistët për PortAlb. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button