RMV, partitë politike dhe qytetarët mund të paraqesin ankimime dhe kundërshtime për rezultatet zgjedhore brenda 48 orëve

Pas njoftimit të rezultateve përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, rrjedhin afatet për ankimime dhe kundërshtime për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe për grumbullimin e rezultateve, transmeton MIA.

Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit, përmbledhje dhe përcaktim i rezultateve të votimit mund të paraqesë ankesë pranë KSHZ-së brenda 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht publikimit të rezultateve fillestare. KSHZ-ja është e detyruar të zgjidhë ankesën brenda 48 orëve pas pranimit.

Ankesa kundër vendimit të KSHZ-së mund të paraqitet në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, me ankesë është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga marrja e saj.

Çdo votues, e drejta e votimit e të cilit është shkelur në procedurën e votimit, mund të paraqesë ankesë pranë KSHZ-së në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja është e detyruar të marrë një vendim brenda katër orësh pas pranimit.

Çdo votues mund të apelojë kundër vendimit të KSHZ-së brenda 24 orëve pas pranimit në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila, pas ankesës, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga marrja e saj.

KSHZ-ja, me detyrë zyrtare ose pas ankesës së marrë, mund të anulojë votimin në vendvotimin me një vendim në raste të caktuara të përcaktuara me Kodin Zgjedhor.

Ankesa kundër vendimit me të cilën anulohet votimi mund të paraqitet në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e detyruar të veprojë rreth ankesës në afat prej 72 orëve nga marrja e saj. Ri-votimi në vendvotimin ku është anuluar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

Sipas KSHZ-së, Koalicioni “Mundemi” ka fituar 327 329 vota,  VMRO-DPMNE 315,344 vota, BDI 104 587 vota, Aleanca për Shqiptarët & Alternativa  81,297 vota, E majta 37,551 vota dhe PDSH 13,891 vota, dhe votat tjera për partitë tjera.

LEXO: RMV, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 korrikut (VIDEO)

LEXO: LIVE në çdo minutë: në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button