RMV, nesër skadon afati për dhënien e kartelave pagesore vendore

Skadon afati për dhënien e kartelës vendore pagesore për qytetarët që i plotësojnë kushtet për këtë mas që ishte pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, ndërsa i vendosur për shkak të krizës së Kovid-19. Bankat kanë afat deri më 18 korrik për t’i dhënë kartelat, gjegjësisht nesër, ndërsa qytetarët mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht të këtij viti. Qëllimi është në periudhë të shkurtër të futet sasi e madhe e mjeteve në ekonomi me blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, me qëllim të mbështetjes në krizën e shkaktuar nga koronavirusi, njofton MIA.

Kartelë vendore pagesore kanë marrë mbi 324 mijë qytetarë, në katër kategori. Grupi i parë ka marrë kartelë pagesore vendore në vlerë prej 9.000 denarëve, ku i përkasin personat me të ardhura të ulëta, pranues të ndihmës sociale dhe aplikues aktivë të punës, të cilët vitin e kaluar nuk kanë pasur më shumë të ardhura se 180.000 denarë ose sivjet nga janari deri në prill jo më shumë se 60 mijë denarë sipas të dhënave të DAP-it. Në këtë kategori janë përfshirë 114 mijë qytetarë.

Në grupin e dytë janë rreth 117 mijë persona të cilët marrin nga 3.000 denarë, gjegjësisht qytetarë të cilët janë në marrëdhënie pune, por të ardhurat e tyre në katër muajt e parë të vitit nuk kanë tejkaluar 60.000 denarë. Kjo kategori në mënyrë shtesë ka marrë edhe vauçer për turizëm, i cili ka filluar të shfrytëzohet.

Në grupin e tretë janë të rinj nga 16 deri në 29 vjet të cilët janë pjesë e arsimit shtetëror dhe të cilët kanë marrë ndihmë financiare prej 3.000 denarëve, ndërsa grupin e katërt e përbëjnë punonjësit shëndetësorë me mbështetje prej 40 për qind të neto-pagës së fundit.

Kartelat i japin nëntë banka, ndërsa këtë e filkuan nga fillimi i qershorit. Disa prej tyre i dërgojnë në adresë të shtëpisë, ndërsa një pjesë i informojnë qytetarët kur u është gati kartela që të shkojnë ta marrin në bankë.

Në konkludim me 8 korrikun janë dhënë edhe janë dorëzuar mbi 187.000 kartela vendore pagesore, ndërsa qytetarët në mënyrë aktive i shfrytëzojnë dhe kanë bërë 700.000 transaksione dhe kanë shpenzuar 11 milionë euro për prodhime dhe shërbime vendore. Më së shumti shfrytëzohen në supermarkete , ku janë realizuar 90 për qind e transaksioneve nga këto kartela pagesore. Bankat vazhdojnë me dhënien, ndërsa përpunohen edhe ankesat e parashtruara të qytetarëve të cilët mendojnë se i kanë plotësuar kushtet, ndërsa nuk janë në listë për kartelë pagesore vednore,

Tërë projekti është vlerësuar në 28 milionë euro dhe mjetet janë transferuar në bankat që i japin. Deri në afatin e fundit duhet të përpunohen të gjitha kartelat nga lista dhe të vazhdojë me shtypjen e kartelave nga ankesat e miratuara.

LEXO: RMV, kartela pagesore vendore do të jepet përmes nëntë bankave

LEXO: Vauçerë dhe kartela pagesore do t’u ndahen personave të papunësuar, të rinjve dhe të punësuar me të ardhura të ulëta

LEXO: Angellovska: Më shumë se 320 mijë qytetarë do të marrin 28 milionë euro, lëshimi i kartelave pagesore do të fillojë nga fundi i javës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button