OKB: Vendet e pasura t’u ndihmojnë vendeve të varfëra në luftën kundër koronavirusit

Përkrahja për vendet e varfëra në luftën klundër koronavirusit deri tani ishte “në mase të madhe joadekuate”, deklaroi përfaqësuesi i KB-së për punë humanitare, Mark Lukok, duke u bërë thirrje vendeve të pasura që të donojnë më shumë, transmeton MIA.

Kombet e Bashkuara e kanë rritur apelin e tyre humanitar për edhe një të tretën, në 10,3 miliardë dollarë amerikanë ndihmë për 63 vende, kryesisht në Afrikë dhe Amerikën Latine, për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

“KB-ja në mars kërkoi dy miliardë dollarë amerikanë dhe pastaj në maj 6,7 miliardë dollarë, e deri tani kanë marrë vetëm 1,7 miliardë dollarë”, tha Lukok, i transmetuar nga mediat britanike.

Ai anëtarëve të G20, ministrat e të cilëve të financave nesër do të mbajnë takim virtual, u porositi se tani duhet të ndajnë më shumë ose “ta paguajnë çmimin më vonë”.

“Përgjigja e vendeve të pasura deri tani ishte në masë të madhe joadekuate dhe rrezikshëm shkurtpamëse”, tha Lukok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button