Illyricum Libertas: Në Maqedoni ndodh spastrimi etnik

Shoqata Illyricum Libertas reagon ashpër ndaj, sipas tyre, fushatës së fundit për spastrim etnik të shqiptarëve nga disa zona në kryeqytetin e IRJ të Maqedonisë, Shkup.

“Është kjo një politikë e cila disa herë gjatë viteve të fundit ka kulmuar me fushata agresive ndaj të rinjve shqiptarë, spastrim dhe segregacion etnik të distrikteve të caktuara, e deri në eliminim fizik të elementëve më të emancipuar patriotikë të komunitetit tonë. Duket se politika shqiptare këtu në 20 vitet e fundit me theks të veçantë tek partitë qeverisëse, nuk janë në gjendje të mbrojnë nga dhuna e drejtpërdrejtë policore komunitetin të cilit i takojnë. Apelojmë tek qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme ti dënojë me institucionin e votës së lirë ata që nuk janë në gjendje tu sigurojnë atë më elementaren që i duhet një qenie njerëzore – sigurinë fizike” shkruhet në reagimin e kësaj shoqate.

Illyricum Libertas kërkon nga prezenca ndërkombëtare në Shkup, sidomos nga ambasadat e SHBA, RFGJ, Britanisë së Madhe dhe Francës që të ndërhyjnë tek pjesa maqedonase e qeverisë për të ndaluar ushtrimin e dhunës dhe eskalimin e situatës,  ku shqiptarët si të pambrojtur, të papërfaqësuar dhe të papërgatitur do të humbnin më së shumti. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button