Turqia regjistroi 933 raste të reja dhe 21 të vdekur nga COVID-19

Turqia konfirmoi 933 raste dhe 21 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 216.873 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.440 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.087 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 198.820, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 4.149.909 teste, përfshirë 42.411 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 1.213 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 394 asistohen me respiratorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button