Vazhdojnë reagimet për rrahjen e shqiptarëve

Partitë Demokracia e Re dhe Bashkimi Demokratik kombëtar kanë reaguar kundër dhunës së ushtruan ndaj fëmijëve shqiptar ditë më parë në sheshin e Shkupit.

Reagimi i Demokracisë së Re:
Demokracia e Re përmes një deklarate me shkrim dënon ashpër sjelljet vandale dhe barbare të një pjese të qytetarëve maqedonas të motivuara politikisht për interesa ditore të disa asociacioneve e mbase edhe subjekteve politike maqedonase,
DR apelon tek të gjitha këto  shoqata por edhe subjektet politike  të cilat qëndrojnë pas këtyre huliganëve që të kthjellohen dhe shohin realitetin e ri të krijuar në Maqedoni pas konfliktit të vitit 2001. 

“Të përpiqesh sot të gjenerosh kriza politike dhe pakënaqësi ndëretnike në ndërkohë që vendi ballafaqohet me problemet nga më të mëdhat si në sferën ekonomike ashtu edhe në atë sociale dhe politike tregon për një papërgjegjësi e cila  dëmton  rëndë si sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi ashtu edhe ardhmërinë e qytetarëve të tij.  Situata  bëhet akoma më shumë kritike kur huliganët dhe vojvodët maqedonas “trimërinë” e tyre e tregojnë duke sulmuar fëmijë të mitur, kalimtarë të rastit  ose duke djegur flamurin kombëtar shqiptar”, thuhet në reagimin e DR-së. 
Ndaj DR  kërkon reagimin sa më rë shpejtë të institucioneve shtetërore por edhe atyre ndërkombëtare me qëllim të identifikimit jo vetëm të autorëve të sulmit ndaj fëmijëve shqiptar por edhe të subjekteve të cilët sponzorojnë aktet e tilla dhe vënien e tyre përpara drejtësisë. Në të kundërtën vendi rezikon të futet në një spirale të krizës të cilës vështirë se mund ti shihet epilogu. 

Reagimi i BDK-së:
Dhuna sjell dhunën. Sidomos kur nuk merren masa të mjaftueshme nga organet kopetente, për të parandaluar huliganët maqedonas, derisa në dy ditët e kaluara, kishin vënë në shënjestër fëmijë dhe të rinjë shqiptarë në Shkup. Poashtu një provokim i rëndë për të gjith shqiptarët, ishte edhe djegja e flamurit shqiptarë para qeverisë së Maqedonisë.

Por fatkeqësisht organet e rendit ditëve të kaluara nuk ishin të mobilizuar për të penguar huliganët maqedonas, për të rrahur fëmijë, gra dhe të rinjë shqiptarë, ndërsa sot pamë një fotografi krejtësisht tjetër. Policia e armatosur deri në dhëmbë, përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve shqiptarë, përfshi edhe gazin lotsjellës, për të heshtur kundërprotestën e tyre, ndërsa sa herë që sulmohen shqiptarët ata arrijnë me vonesë dhe më pas përsërisin frazë monotone, “hetimet po vazhdojnë”.

Për BDK-në, dhuna gjithsesi është e pa pranueshme, nga kushdo që vjen ajo, por përgjegjësia për këtë situate të krijuar, bie mbi institucionet dhe subjektet politike, të cilat janë fokusuar në interesat e tyre të ngushta dhe nuk zgjedhin mjete për ti arritur ato. Ndërsa si shumë herë në të kaluarën edhe ditëve të fundit, viktima të eksperimenteve politike janë shqiptarët.
Ne si BDK, kërkojmë që urgjentisht të ndërpriten provokimet e këtilla, të lirohen të arrestuarit shqiptarë dhe të mos defokusohet vëmendja nga fajtorët kryesorë, huliganët maqedonas të cilët brenda dy ditëve të kaluara sulmuan mbi 30 qytetarë shqiptarë. 

Por gjithsesi përgjegjësia kryesore bie mbi nxitësit e incidenteve të tilla, që përsëriten sa herë që politikës nuk i dalin llogaritë dhe këtij shteti diçka nuk i shkon si duhet.  /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button