Koalicioni “Tash është koha”: Kemi denoncuar dhjetëra raste, do të përgatisim ankesa me prova konkrete

Koalicionit parazgjedhor “Tash është koha”, i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka raportuar se janë paraqitur dhjetëra raste në institucione vendore dhe ndërkombëtare për parregullsi zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Ka pasur tentime serioze, por edhe veprime që për qëllim kanë pasur tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Shtabi jonë i përbashkët ka denoncuar dhjetëra raste të tilla në organet përkatëse, por edhe në institucionet relevante ndërkombëtar”, deklaroi Ziadin Sela, kryetari i ASH-së. Ai paralajmëroi se Shtabi i përbashkët i koalicionit pas zyrtarizimit të  rezultateve, do të përgatis ankesat e nevojshme me fakte dhe prova konkrete për parregullsi zgjedhore.

Ai shprehu dyshimet për vonesën e publikimit të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

“Shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit final. Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shumë rezultate të dyshimta në shumë vendvotime.”, deklaroi Sela.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 korrikut. Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button