Letër e hapur për artan Grubin

Jam shumë i vetëdijshëm se me shkrimin e kësaj letre harxhoj kohën time për një individ i cili nuk meriton as emri ti shënohet me shkronjë të madhe. Por sidoqoftë injoranca e të lartëpërmendurit meriton të ballafaqohet me vetë burimin e saj. 

Situata e krijuar ditëve të fundit në qytetin e Shkupit, situatë ku artani me shokë janë faktorë shum të rëndësishëm dhe kontributi i tyre nuk është për tu anashkaluar, në veçanti deklaratat e tyre në kundërshtim me veprimet, është arsyeja që po e shkruaj këtë letër.

Konkretisht deklarata e Artan Grubit:
Me keqardhje i ndoqa ngjarjet e sotme në Shkup dhe akoma nuk arrij të kuptoj se si një konflikt ndërmaqedonas për emërimin e komandantit të UCK, Talat Xhaferri për Ministër të Mbrojtjes, u transferua tek shqiptarët. 

Mendjet e pareformuara maqedonase të ngelura në kohën para vitit 2001 dhe që nuk e kuptojnë se si gjuha shqipe u bë zyrtare, se si flamuri kombëtar po valon nga Qafë Thana gjer në Sopot, se si USHT po i merr kazermat ne qytetet shqiptare duke i shëndëruar në shkolla, se si Skënderbeu dhe Hasan Prishtina qëndrojnë në mes të Shkupit, sulmuan disa shqiptar dhe dogjën flamurin tonë, që meriton cdo dënim. Shumica e tyre u arestuan menjëherë. Tash duhet të insistojmë që të dënohen maksimalisht në mënyrë që mos t’ju shkoj mendja të tjerëve asnjëherë që ta përsërisin një gjë të tillë. 

Unë besoj shumë në të drejtën për të protestuar sepse e kam shfrytezuar vet në këto vite, por gjithëmonë kam dal në ballë të protestave duke marrë përgjegjësinë i pari. 

Ju lus që të kemi shumë kujdes në shprehjen e revoltës dhe mllefit dhe mos të bini pre e organizimeve anonime të protestave që në fund përfundojnë me keqperdorime si dhe mos të lejojmë që tërbimi maqedonas të transferohet tek shqiptarët.” postuar në Facebook në këtë link: http://www.facebook.com/GrubiArtan?fref=ts

Artan, fakti që ti dikur ke qenë pjesëtar i protestave të porositura nga shefat e tu, nuk të jep aspak të drejtë t’i gjykosh  protestat që burojnë nga revolta e qytetarëve, të cilët përpos që ballafaqohen me shtypjen e regjimit sllavofashist njëkohësisht ballafaqohen edhe me injorancën dhe poshtërsinë tuaj dhe shefave tu. 
Unë kam pasur rastin që ty personalisht të të njoh nga afër dhe të ndajmë ca menidime bashkë. Ishte koha kur ti ishe lider i  grupacionit “Zgjohu” dhe unë isha një djalosh i ri i cili bashkë me ca shokë të tjerë ishim duke organizuar protestën e 10 Majit në Shkup, përpos që nuk gjetëm përkrahje, na ofendove dhe akuzove me paragjykime dhe insistoje që të na bindësh që të mos organizojmë atë protestë. Protesta u realizua edhe përkundër asaj që në atë protestë u infiltruan shumë nga lloji i njerëzve si ti, që në atë kohë ishin në krahun e të ashtuquajturës opozitë. Por sot jam shum i lumtur që ti nuk ishe pjesë e asaj proteste sepse prania yte përveç që do kishte ndikuar në mospërkrahje të popullatës do të krijonte për të gjithë një situatë ku do të ndiheshim si bashkëpuntor të një keqpërdorimi të individëve të sinqertë dhe të pafajshëm.

Artan, nëse ti nuk ke guxim që së paku në mënyrë deklarative ti mbështesësh protestuesit shqiptar edhe ateherë kur ngrihen pa lejen e shefave tu kundër këtij regjimi, më e pakta që mund të bësh është të mos thuash asgjë. Sepse në të kundërtën përpos që na ofendon intelegjencën me deklaratat dhe demagogjinë tënde, krijon huti tek një pjesë e popullatës të cilët jo për faj të tyre por tuajin, janë të dëshpruar dhe në presion psiqik duke mos u besuar syve për atë çka shohin e përjetojnë.

Artan, ti e di shum mirë se populli me mbështetjen e tyre i ngrit ca individë në piadestal, por kur të njejtët tradhtojnë dhe keqpërdorin atë mbështetje, populli i ndëshkon rëndë. Por ti nuk je rast i tillë, ty të ka ngritur shefi yt dhe aftësitë e tua për të krijuar situata ku shum të tjerë kanë pësuar kurse ti ke dalë si i fortë dhe fitimtar. Ti je i vetëdijshëm se ky popull duron shumë dhe ka parë edhe shum individë më të dëmshëm se ti. Por, dije se nuk do të jetë shum larg dita kur ky popull do të ngrihet sërish dhe do të shkel gjithçka që do të dalë si pengesë përpara, por ty dhe shefit tënd bashkë me bandën tuaj nuk do ju kryejnë punë as bunkerat e as tomahovkat të cilat nuk do të ketë kush t’i lansojë.   

Artan, nëse ju për shkaqe të ndryshme nuk keni mundësi tja ktheni fjalën Gruevskit dhe të tjerve si ai, së paku mos u mundoni që të pengoni popullin e vuajtur dhe jetim ta bëjnë. Ti e di shum mirë se në mesin tonë ka ende burra që nuk i ka çburrëruar  Gruevski. Burra që interesin kombëtar e kanë mbi atë personal dhe kanë edhe guxim edhe dije që ta mposhtin atë MiniMillosh. (Nuk e kam fjalën për politikanët në këtë rast, sepse politikanët e kan dëshmuar vehten, deri më tani i kemi provuar të gjithë). 

Artan, ti je besnik ndaj shefit tënd, ashtu siç qeni është ndaj pronarit i cili e ushqen. Nuk pres që ti të ndryshosh.  Por ajo që e keni obligim si politikan që jeni është që të gjithë së bashku të jeni besnik ndaj popullit dhe kombit tuaj.  Kurse nëse me të vërtetë ia doni të mirën këtij vendi dhe kombi, akti më patriotik që mund të bëni është që t’i ftoni edhe kolegët tuaj të opozitës dhe të gjithë së bashku të bëni vetëvrasje kolektive. Vetëm në këtë mënyrë populli jonë do të çlirohet nga injorantët dhe tradhëtarët, kurse servilët do të ngelin gojëhapur dhe të tradhëtuar nga shefat e tyre dhe do ta kuptojne vlerën reale që kanë në momentin kur nuk do të kenë mundësinë të vazhdojnë me bythëlëpirjen.    
 
Shpresoj shumë që ta kuptosh sinqeritetin tim.

P.S. Në rastet kur emrin ta kam shënuar me shkronjë të madhe, e kam bërë vetëm për hir të respektimit të drejtëshkrimit sepse kam filluar fjali të re.    
        

Lajme të ngjashme

Back to top button