Takimi Hoti-Vuçiq

Pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i ka bërë ata bashkë, transmeton Koha.net.

“Dialogu Prishtinë-Beograd me nikoqir përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, po zhvillohet tani në Bruksel”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Borrellit, Nabila Massrali

Ndyrshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell bashkë me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të takimit të tyre me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali ka publikuar një fotografi të Borrellit me Vuçiqin, para se të nisë takimi mes tyre.

“Josep Borrell tani në takim me presidentin ne Serbisë”, ka shkruar ajo.

Takimi i së enjtes në Bruksel është i pari pas më shumë se 20 muajsh, që kur ishte ndërprerë me arsyetimin e Serbisë se nuk mund të ketë dialog me kushte, pasi që Kosova kishte vendosur tarifat prej 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia.

Ata së pari kanë zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, e tani me Vuçiqin. Pas këtyre takimeve, do të zhvillohet një takim i përbashkët në kuadrin e dialogut

Hoti që nga dita e martë ndodhet në Bruksel, ku ka pasur disa takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe një takim me komisarin e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Verhelyi. Në ato takime është folur edhe për dialogun me Serbinë, por edhe për angazhimin e BE-së në Kosovë, për asistencën e BE-së në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe në përballjen me pandeminë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button