Ende nuk dihet se cila kompani dhe kur do të pastrojë lindanin nga OHIS-i

Ende nuk dihet se cila kompani do të pastrojë Lindanin toksike nga deponia e vogël në OHIS, as kur do të fillojnë dhe sa do të zgjasin punët në terren. Sipas informacionit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tenderi për përzgjedhjen e kompanisë nuk ka përfunduar ende, megjithëse sipas njoftimeve fillestare, kompania duhet të ishte njohur qysh në muajin mars, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Pandemia e Kovid-19 dhe mbyllja e kufijve në Evropë nuk e ndaluan atë, por e ngadalësoi procesin e vlerësimit të ofertave të marra dhe e shtyu vendimin që do të merret nga Komisioni i ngritur nga përfaqësuesit e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, UNIDO, ministria dhe ekspertë të huaj me qendër në Vjenë. Ndërkohë, Ministri Naser Nuredini njoftoi dy muaj më parë se përkundër situatës aktuale, ai pret që vendimi përfundimtar i Komisionit të dihet deri në fund të majit.

“Përzgjedhja e një kontraktuesit për pastrimin e deponisë së vogël në OHIS ende nuk ka përfunduar nga UNIDO”, u përgjigj shkurt Ministria e Mjedisit Jetësor, pa dhënë detaje nëse është e sigurt që procedura do të përfundojë së shpejti.

Prokurimi publik për deponinë e vogël me titull “Heqja e pengesave teknike dhe ekonomike për të filluar riparimin e lokacioneve të ndotura me α-HCH, β-HCH dhe lindan në OHIS” u shpall në tetor të vitit të kaluar, ndërsa fondet për realizim janë siguruar përmes GEF dhe UNIDO dhe qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë. Afati i pastrimit të deponisë së vogël të lindanit toksik në oborrin e OHIS-it skadon në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa trajtimi i deponisë së vogël mund të zgjasë midis 18 muajve dhe tre vjet, që do të thotë se është e sigurt që afatet do të tejkalohen.

Pastrimi i deponisë së vogël është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit që ekziston disa dekada në këtë pikë ekologjike. Deponia e vogël vlerësohet të ketë rreth 13,000 tonë lindan të mbuluar me 20,000 tonë tokë, e cila gjithashtu është e kontaminuar dhe vetë duhet të trajtohet si mbetje e rrezikshme. Lindani është insekticid që dikur është prodhuar në fabrikën e Shkupit dhe përdorej për të trajtuar tokën dhe pemët në të kaluarën si mbrojtje nga parazitët. Përdorimi i tij është ndaluar rreptësisht për mbi katër dekada për shkak të toksicitetit ekstrem. Megjithëse lidhet me grimcat PM-10 si substancë kancerogjene që e ndot ajrin, lindani gjatë gjithë këtyre viteve, është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme duke shkaktuar ndotje ekstreme të ajrit, tokës dhe ujërave nëntokësorë.

Në oborrin e OHIS-it, pranë deponisë së vogël, ka edhe një tjetër më të madhe të lindanit dhe vlerësohet se në të dyjat janë ruajtur rreth 55,000 tonë mbeturina në formë të pluhurit dhe pastës nga prodhimi i mëparshëm i lindanit. Përveç lindanit, i cili është një izomer gama i HCH, deponitë përmbajnë gjithashtu izomerë alfa, beta dhe delta të HX-heksachlorocyclohexane, të cilat janë substanca shumë toksike që mund të shkaktojnë kancer.

Kohët e fundit, supozohet se ka edhe dy vatra të tjera lindanit, një në oborrin e OHIS-it dhe deponia e katërt është në zonën “Pelenicë” afër Draçevës. Për shkak se ky lokacion ka qenë vend i njohur për piknik, ku janë realizuar ekskursione shkollore, vitin e kaluar ky lokacion u rrethua dhe ndalohet hyrja. Përveç lindanit, bomba mjedisore e OHIS-it i kërcënon banorët e Shkupit dhe zonën përreth me kimikate të tjera si zhiva (merkuri), pesticide, acide dhe pluhur PVC, barishte, fungicidë, poliakrilikë, estre dhe shumë substanca të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button