Shkupi qetësohet pas tensioneve të djeshme

Mbrëmë në Shkup ka mbretëruar qetësi absolute pas tensioneve të protestave që zgjatën thuajse tërë ditën, në rrugët themelore kishte prani të policisë. Një pamje jo e zakontë për të shtunë në mbrëmje në një vend si që është Bit Pazari dhe rruga që të çon deri në Çair.

“Nuk e kam parë Shkupin kështu nuk e mbaj mend që kur, mund të them gjatë 2001-shit” tha për Portalb, Agim Selami, pronar i një shitoreje në Çarshinë e Shkupit.

Situatë e ngjashme mbisundon edhe sot. Situata në qytet është normalizuar por ende mund të shihen mbeturinat nëpër rrugë nga ngjarjet e mbrëmshme. Mbase se është vikend por nuk ka shumë lëvizje. Në rrugë nuk ka polici. 

MPB doli me raportin e detajuar në lidhje me protestat dhe lajmërioi se janë arrestuar 8 persona ndërsa ka 26 të lënduar.

Protestuesit dolën në rrugë kundër dhunës e cila pardje u krye nga huliganët maqedonas mbi shqiptarë kalimtar të rastit në sheshin e Shkupit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button