RMV, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 korrikut (VIDEO)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor zhvilloi seancë dhe konference ku publikoi rezultat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut, transmeton Portalb.mk. Me të gjithë votat “Për”, anëtarët e komisionit e votuan raportin e seancës.

Sipas KSHZ-së, Koalicioni “Mundemi” ka fituar 327 329 vota,  VMRO-DPMNE 315,344 vota, BDI 104 587 vota, Aleanca për Shqiptarët & Alternativa  81,297 vota, E majta 37,551 vota dhe PDSH 13,891 vota, dhe votat tjera për partitë tjera.

Sipas numrit të mandateve, KSHZ ka llogaritur që Koalicioni “Mundemi” do të marrë 46 deputet, VMRO-DPMNE do të marrë 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH&A 12 deputet, E majta 2 deputet dhe PDSH 1 deputet.

Në Njësinë numër 1: Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 2 deputet, ASH&A 2 deputet, E majta 1 deputet.

Në Njësinë numër 2: Koalicioni “Mundemi” 7 deputet, VMRO-DPMNE 7 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 3 deputet.

Në Njësinë numër 3: Koalicioni “Mundemi” 9 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet, E majta 1 deputet.

Në Njësinë numër 4: Koalicioni “Mundemi” 10 deputet, VMRO-DPMNE 10 deputet.

Në Njësinë numër 5: Koalicioni “Mundemi” 8 deputet, VMRO-DPMNE 8 deputet, BDI 3 deputet, ASH&A 1 deputet.

Në Njësinë numër 6: Koalicioni “Mundemi” 4 deputet, VMRO-DPMNE 2 deputet, BDI 7 deputet, ASH&A 6 deputet, PDSH 1 deputet.

KSHZ-ja njoftoi se këto janë rezultatet jozyrtare dhe partitë kanë të drejta për ankesa, ndërsa KSHZ-ja brenda 72 orë duhet të jep një epilog.

 

Konferenca për media nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) filloi prej ora 19:30.

Sot kryeministri teknik Oliver Spasovski kërkoi nga KSHZ-ja të del në konferencë për media të publikon rezultatet e zgjedhjeve.

Ndryshe, ueb faqja e KSHZ-së pësoi kolaps prej dje në mbrëmje pas mbylljes së vendvotimeve në ora 21:00. Nuk ka rezultate zyrtare, as nuk ka njoftim kur mund të ketë.

Procedura për prokurim të softuerit për ueb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në të cilin dje në kohë reale duhej të publikoheshin rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka përfunduar më 8 korrik 2020, kur është refuzuar ankesa e “AjVote”, firma e cila pa probleme e mirëmbante sajtin e KSHZ-së nga viti 2006, përkatësisht nga formimi i KSHZ-së si trup i përhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button