RMV, Inspektorati i mjedisit raportoi për ndotjen e lumit Vardar

Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor raportoi në lidhje me ndotjen e lumit Vardar që u shfaq më 15 korrik, duke sqaruar se mostrat e marra janë dërguar në laborator dhe priten rezultate, ndërkohë raportoi se është kontrolluar uzina Luzhilnica, duke konfirmuar se procesi i prodhimit aty ishte ndalur prej 10 korrikut, transmeton Portalb.mk.

“Është kryer inspektim i jashtëzakonshëm te personi juridik Liberti SHA-Shkup, Rr. Brigada e 16 Maqedonase p.n. dhe është përcaktuar situata e mëposhtme faktike. Në kohën e mbikëqyrjes, uzina Luzhilnica nuk ishte në gjendje pune, gjegjësisht procesi i prodhimit ishte ndaluar plotësisht. Uzina u ndalua së punuari më 10.07.2020 në mbrëmje”, raportojnë nga Inspektorati.

Ata sqarojnë se gjatë inspektimit në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura është vërtetuar se në të njëjtin derdhen ujëra të ndotur nga uzina për plastifikimin e teneqes, dhe nga impianti i trajtimit të ujit të ndotur derdheshin 210 litra / në orë ujëra të ndotur pa ngjyrë.

Inspektorati sqaroi se më 15 korrik, menjëherë ka dalur për të marrë mostra në vendin e ndotjes së lumit Vardar afër Bazës së betonit-Beton.

“Uji i ndotur nga kolektori që derdhet në lumin Vardar ishte me ngjyrë të kuqe. Për shkak të këtij fakti, u morën menjëherë mostrat nga uji i ndotur që del nga kolektori për analiza kimike. Mostrat e marra u dërguan në laborator të akredituar dhe ekzaminimi i tyre është në proces”, sqarojnë nga Inspektorati.

Ndryshe, Kontrolli i inspektorëve për mjedis jetësor në impiantet e dy fabrikave më të mëdha në qarkun e Hekuranës së mëhershme të Shkupit – “Makstill” dhe “Liberti Grup” (“Arçello Mitall” i mëhershëm) sot, nuk tregoi kush është shkaktari i ndotjes së lumit Vardar në Lisiçe.

Pasi në rrjetet sociale u paraqitën fotografi të ujërave të Vardarit me ngjyrë kafe-kuq dhe pasi Inspektorati i Qytetit i alarmoi kolegët e tyre në Inspektoratin Shtetëror për mjedis jetësor për ndotje të re të lumit, janë marrë mostra edhe nga pikat e pastrimit të dy subjekteve ekonomike edhe nga kolektori, të cilat duhet të dërgohen për analiza në laboratorin e NP Ujësjellësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button