Ahmeti: Kam biseduar me Thaçin dhe Kasamin, do të bisedoj me Gashin, Selën dhe Memedin

Ali Ahmeti, kryetari dhe kandidati për deputet nga BDI-ja, raportoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, transmeton Portalb.mk.

Ai paralajmëroi se do të zhvillojë bisedë edhe me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën dhe kryetarin e RDK-së, Vesel Memedin.

“Sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime”, njoftoi Ahmeti, duke bashkangjitur edhe fotografinë e takimit të liderëve në Tiranë te kryeministri Edi Rama.

Ai falënderoi gjithë mbështetësit e tij gjatë procesit zgjedhor, duke e vlerësuar si një proces zgjedhor shembullor.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut nga ora 07 deri në 21.00, më 15 korrik 2020, e mërkurë, votoi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut 2020. Në garë garuan 15 koalicione e parti me 1578 kandidatë për deputetë. Të drejtë vote kishin 1.814.263 qytetarë. Për gjithë procesin, Portalb.mk me gazetarët në terren, ka informuar me lajmërime të drejtpërdrejta – online në faqen e Facebook-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button