OSBE – ODHIR: zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të qeta me pak probleme

OSBE – ODHIR, për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare, në RMV, të 15 korrikut të vitit  2020, ka bërë vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, nëse janë realizuar në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike.  Ata kanë konsideruar procesin e zgjedhjeve se është realizuar në mënyrë të qetë, me disa probleme, të cilat janë nën hetim, informon Portalb.mk

Sipas Laima Andrikiene, Shefja e MPVZ-së të ODIHR-it në Shkup, thotë se ky proces i votimit u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme. Dhe se pandemi sfidoi administratën zgjedhore si dhe garuesit.

“Ky mision u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, pandemia krijoi shumë sfida në procesin zgjedhor si për garuesit ashtu edhe për administratën zgjedhore. Do të mbetemi këtu deri më 23 korrik për të vazhduar me ndjekjen e zhvillimeve tjera deri në përfundim të procesit zgjedhor. Kemi ndjekur nga afër procesin zgjedhor, përfshi edhe fushatën edhe ditën e votimit”, tha Laima Andrikiene nga OSBE-ODIHR.

OSBE – ODIHR ka miratuar Deklaratën e parimeve për Vëzhgimin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, ku edhe do të respektojnë deri në fund këto parime. Por, sipas  vlerësimit të Andrikiene, zgjedhjet e vitit 2020, në RMV, kishin karakter garues.

“Këto zgjedhje ishin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së. Vlerësimi jonë përfundimtar do të përfshij edhe numërimin e plotë, shpalljen e rezultateve dhe procesin e parashtresave. Zgjedhjet u administruan në mënyrë efektive. Fushata ishte garuese, pjesëmarrësit kishin mundësi që të prezantojnë platformat e tyre. Reklamimi politik i favorizoi tre partitë më të mëdha politike”, tha Andrikiene.

Sipas OSBE-ODIHR, fushata zgjedhore ishte negative në tone të ashpra dhe kishte mungesë të debateve.

“Dita e zgjedhjeve kaloi mirë. Procesi i votimit ishte i qetë. Vërejtëm disa shqetësime me listën e votuesve për një numër të vogël të votuesve. Kishte tentime për blerjen e votave, por meqë këto janë nën hetim, ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje”, u shpreh Laima Andrikiene, OSBE-ODIHR.

Ndryshe, Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në RMV, fillimisht u caktuan më 12 prill 2020. Për shkak të përhapjes globale të KOVID-19, më 18 mars Presidenti shpalli gjendje të jashtëzakonshme 30 ditore, ndërsa më 21 mars zgjedhjet u pezulluan me nje dekret qeveritar, i cili parashikonte që procesi zgjedhor do të rifillonte nga dita e heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua katër herë, ndërsa herën e fundit për vetëm tetë ditë me qëllim të ricaktimit të zgjedhjeve.

Paraprakisht, në janar të vitit 2020 u krijua një qeveri teknike e përbërë nga përfaqësues të partive qeveritare dhe opozitare, pas dorëheqjes së kryeministrit, në pritje të zgjedhjeve të parakohshme dhe asaj iu dhanë kompetenca të jashtëzakonshme ligjore. Një numër i madh kundërshtimesh u parashtruan në Gjykatën Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e vendimeve presidenciale për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pa miratim të parlamentit dhe për kompetencat ligjore që i janë dhënë qeverisë. Data përfundimtare e zgjedhjeve të 15 korrikut u përcaktua pas negociatave të gjata midis partive politike në lidhje me nevojën për të rikrijuar një qeveri dhe parlament të përhershëm dhe për masat e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë periudhës së pandemisë.

Më 15 korrik, rezultatet  nga zgjedhjet dalin se Koalicioni “Mundemi”i udhëhequr nga LSDM, në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni I udhëhequr nga VMRO – DPMNE 44 deputetë, BDI-ja  15, ASH dhe Alternativa 12, E majta 2 dhe PDSH-ja një deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button