Ka ndërruar jetë nga korona myftiu i Kërçovës

Myftiu 68 vjeçar i myftinisë së Kërçovës, Haxhi Murat Efendi Huseini ka vdekur në moshën 68 vjeçare nga nga Kovid-19. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, e ka konfirmuar këtë, duke shkruar se ef. Huseini ka ndërruar jetë nga një “sëmundje e shkurtër”, njofton Portalb.mk.

“Bashkësia Fetare Islame e RMV me keqardhje informon opinionin e gjerë se sot, më 16.07.2020 (e enjte), në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Myftiu i nderuar i Myftinisë së BFI – Kërçovë, njëherësh anëtar i Rijasetit të BFI-së, Haxhi Murat ef. Huseini, nga f. Shutovë – Kërçovë. Me këtë rast Bashkësia Fetare Islame e RMV, si dhe kreu i saj, u.d. Reis’ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, familjes së merhumit, Myftinisë së BFI-Kërçovë, kolegëve, miqve dhe dashamirëve u përcjell ngushëllimet më të sinqerta, duke e lutur Allahun (xh. sh.) që merhumin ta mëshirojë dhe ta merr nën mbrojtjen e Vet”, qëndron në njoftimin e BFI-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button